Veljanoski i shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shpallja e zgjedhjeve është mundësuar pas shpërndarjes së mbrëmshme të Parlamentit të Maqedonisë.

Me 110 vota “për” deputetët dje pasdite e sollën vendimin për shpërndarje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, sipas Marrëveshjes së liderëve të katër partive më të mëdha politike për tejkalimin e krizës politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button