Maqedoni, filluan të rrjedhin afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Dje me 110 veta “për” u votua për shpërndarjen e Kuvendit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, ndërkaq afatet për organizimin e zgjedhjeve vetëm se kanë filluar të rrjedhin për Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), njofton Portalb.mk.

Nga KSHZ thonë se ata janë të gatshëm që t’i organizojnë zgjedhjet.

“Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, afatet që janë të caktuara me Kodin Zgjedhor shkurtohen për pesë ditë, përveç për fushatë zgjedhore, e cila patjetër duhet të jetë 20 ditë. Te ne nuk ka “a mundemi dhe a duam”, me patjetër duhet ta kryejmë tërë punën që e kemi para nesh”, thotë zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Me sjelljen e vendimit për shpërndarje të Kuvendit, partitë politike në procesin zgjedhor duhet të nënshkruajnë kodeks për zgjedhje demokratike dhe korrekte, transmeton Portalb.

Më poshtë do t’i shihni afatet relativisht të shkurtra për zgjedhjet e parakohshme parlamentare:

  • 18 tetor (sot) – MPB në medium magnetik (hard disk) i dorëzon të dhënat e kërkuara për qytetarët deri në KSHZ.

  • Deri më 20 tetor – KSHZ duhet të dorëzojë kërkesë deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për dorëzimin e t dhënave për të punësuarit dhe administratën komunale dhe shtetërore.

  • 27 tetor – KSHZ patjetër duhet ta vendosë në kontroll publik Listën  Zgjedhore. Kontrolli publik do të zgjasë 15 ditë, gjegjësisht deri më 11 nëntor.

  • 11 nëntor – KSHZ duhet t’i publikojë përshkrimet e njësive zgjedhore.

  • 18 nëntor – KSHZ patjetër që në shtypin ditor t’i publikojë emrat me kandidatët për deputetë.

  • 21 nëntor – Fillon fushata zgjedhore, ndërkaq mbaron më 9 dhjetor të vitit 2016 në orën 24.

  • 22 nëntor – KSZH do t’ua dorëzojë Listën Zgjedhore partive politike, ndërkaq ato në afat prej 5 ditëve, deri më 27 nëntor, do të duhet që të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave.

  • 27 nëntor – KSHZ e nënshkruan Listën Zgjedhore.

  • 11 dhjetor – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button