Paris, zjarrëvënie në një qendër pranimi për të pastrehët

Qendra e pranimit për të pastrehët në Paris është dëmtuar rëndë nga vënia e zjarrit, ku si pasojë hapja e planifikuar në ditët e ardhshme do të shtyhet, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Policisë së Parisit tha se murit të jashtëm të njërës prej katër ndërtesave të qendrës për 200 persona, i është hedhur mjet djegës, i ngjashëm me koktej molotovi i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Eric Pliez, kryetarë i shoqatës Aurora, përgjegjës për menaxhimin e qendrës, këtë sulm e ka quajtur barbar.

Deri më tani janë kryer edhe sulme ndaj qendrave të pranimit për emigrantët në disa qytete franceze. Muajin e kaluar, iu vu flaka qendrës së pranimit në Forges-les-Bains, pranë Parisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button