Shilegov: Investimi i premtuar në “Zastava” të Demir Hisarit nuk është realizuar

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov sot në Demir Hisar mbajti konferencë shtypi para ish fabrikës “Zastava” ku pushteti, tha, para shtatë muajve premtoi ardhjen e investimeve të huaja dhe punësime të reja për banorët e këtij qyteti, por se ajo nuk është realizuar.

“Këtu duhej të punojnë mbi 150 qytetarë nga Demir Hisari. Kishte paralajmërim edhe për rritje të përshpejtuar ekonomike në këtë pjesë të vendit. Qytetarët e Demir Hisarit u mashtruan se realizimi i marrëveshjes është në vijim. Siç mund të shihni, investitorë nuk ka. Fabrika “Zastava” është e zbrazët, po edhe qindra mijëra vende të punës të premtuara nuk janë”, tha Shilegov.

Ai theksoi se ky investim i huaj dhe mijëra vende të punës tani premtohen për qytetarët e Velesit dhe shtoi se nuk janë realizuar as investimet e premtuara në “Veibo” në Rankovci, e Subatra Roj në Sveti Nikollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button