Si e vlerësojnë agjencitë e marketingut dëgjueshmërinë e radio-stacioneve në Maqedoni?

Në informatat më të reja të publikuara nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAM) për gjendjet në tregun mediatik në Maqedoni, ka edhe disa të dhëna hutuese

Shkruan: Ljubomir KOSTOVSKI

Raporti i paradokohshëm për gjendjet në tregun mediatik në Maqedoni, të cilin e prezantoi Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAM) e hapi dilemën se pse mediet nuk fitojnë para nga sponsorët dhe reklamat në përputhje me shikueshmërinë, dëgjueshmërinë ose lexueshmërinë e tyre? Kjo, gjithsesi do të ishte një lidhje logjike shkak-pasojë në mes të ekzistimit të një numri aq të madh të medieve në të gjitha sferat (të shtypura, onljan, radio stacione dhe televizone) te ne dhe ekzistimit të ekonomisë së tregut, e cila në vend besojmë se ekziston që nga ndërrimi i sistemit në vitin 1990!

KËRCIM I TË ARDHURAVE TE RADIO-STACIONET

Madje, së paku në rastin me Radion Maqedonia e Lirë, sipas të dhënave nga burimi i njëjtë për vitin 2015, kemi logjikë krejtësisht të kthyer mbrapsht?Më së shumti të ardhura nga reklamat ka pikërisht në këtë stacion, e nga ana tjetër ai ka dëgjueshmëri shumë të ulët!

Në fakt, sipas të dhënave të publikuara në analizën për vitin 2015, katër radio-stacionet komerciale që udhëheqin sipas të ardhurave na reklamat në nivel shtetëror, të gjitha së bashku, kanë realizuar të ardhura të përgjithshme në vlerë prej 88,4 milionë denarësh, ose afër 1,5 milionë euro, që paraqet rritje për 21,75 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Për këtë kërcim, në përgjithësi kanë kontribuar të gjithë liderët sipas të ardhurave, në krahasim me vitin 2014. Në vitin e analizuar (2015) të gjitha ato kanë pasur rritje të të ardhurave të përgjithshme, ndërsa përqindje më të lartë të rritjes së të ardhurave ka RA Ros Metropolis (për 85,88 për qind).

001-final-prihodi-po-radio-stanici-vo-posledni-pet-godini

Madje, nëse shihen pesë vitet e fundit, më i favorshëm për RA Аntena 5 dhe RA Kanal 77 ka qenë viti 2011, ndërsa për RA Ros Metropolis dhe RA Maqedonia e Lirë ka qenë viti i fundit (RA Maqedonia e Lirë filloi të emitojë program në vitin 2013).

003-final-udeli-na-prihodi-po-reklami

Megjithatë, pjesëmarrje dominante në strukturën e të ardhurave në këtë segment të industrisë së radios kanë pasur të ardhurat e realizuara nga shitja e kohës për reklamim (77,73 отсто), me ç’rast të ardhura më të larta nga reklamimi, në lartësi prej 29,22 milionë denarësh, ka realizuar RA Maqedonia e Lirë, që shkon drejt numrit prej gjysmë milionë eurosh! Më saktë, sipas analizës së Agjencisë, ajo me këtë bazë ka realizuar 42 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga reklamimi nga të ardhurat e përgjithshme që i kanë realizuar katër radio-stacionet tjera së bashku.

Dy milionë denarë më pak, gjegjësisht 27,23 milionë denarë ka realizuar RA Antena 5. Dy radiostacionet e tjera kanë treguar të ardhura dukshëm më të vogla nga reklamimi (RA Ros Metropolis – 6,58 milionë denarë dhe RA Kanal 77 – 5,67 milionë denarë).

RA Maqedonia e Lirë pothuaje ekskluzivisht fiton nga reklamat (99,59 për qind të të ardhurave të përgjithshme kanë qenë nga emetimi i klipeve reklamuese). Sa për krahasim, RA Kanal 77 është dashur të merret edhe me veprimtari të tjera – kategoria “të ardhura të tjera” në të merr pjese me madhe 44,5 për qind, me ç’rast një pjesë e të ardhurave ka qenë edhe nga shitja e mallit.

Në krahasim me radio-stacionet e lartëpërmendura, fitim më të madh ka paraqitur pikërisht Radio Maqedonia e Lirë (2,57 milionë denarë apo pothuajse 42.000 еuro). Ky radio-stacion u ka dhënë më shumë para atyre që e bëjnë programin (13,64 milinë denarë ose 221 mijë euro) – me gjasë, kryesisht për gazetartë dhe bashkëpunëtorët. Kjo është dukshëm më tepër se sa konkurrentët (ky shpenzim te RA Antena 5 ka qenë 5,2 milionë denarë, te RA Kanal 77 – 2,22 milionë denarë, ndërsa te RA Ros Metropolis – 2,52 milionë denarë), me ç’rast të tre këto radio-stacione së bashku nuk e arrijnë shumën prej 10 milionë denarësh!

NËSE KA TË ARDHURA TË MIRA, GJITHSESI SE KA EDHE PËR HONORARE TË MIRA

Se Radio Maqedonia e Lirë ka qenë mjaft dorëlirë ndaj bashkëpunëtorëve të jashtëm/honoraristëve tregon numri i të punësuarve në radiostacione (14 kanë qenë të angazhuar në RA Antena 5, dhjetë në RA Kanal 77, 11 në RA Ros Metropolis dhe 15 në RA Maqedonia e Lirë).

Nëse shihet lisa e bashkëpunëtorëve në Radio Maqedonia e Lirë, do të shihen emra të njohur bashkëpunëtorësh, të cilët zakonisht lidhen për promovimin e politikave qeveritare si artisti Аco Stankovski, profesoresha Таnja Karakamisheva, shoumeni Мilenko Nedellkovski, diplomati Risto Nikovski, аktori Тoni Mihajllovski, drejtori i Teatrit për fëmijë dhe për të rinj Bratisllav Dimitrov, një pjesë e madhe e ekipit të TV “Sitel”-it (Маrjan Nikollovski, Natasha Mersovska, Janko Ilkovski, Sllavica Arsova), kolegët e tyre Ivan Mirçevski dhe Аntonio Dimitrievski nga televizionet…

Edhe drejtoresha e këtij radio-programi, Еmilija Gavrillova në një intervistë e vërteton përcaktimin e saj që në programin e saj të mblidhen emra të njohur.

Program kualitativ bëhet vetëm me mjeshtër cilësor, të njohur, të profiluar dhe të etabluar në fushën e tyre, të cilët kanë se çka t’i ofrojnë publikut. Në frekuencat e Radios “Maqedonia e Lirë” mund të dëgjohen shumë emra të tillë – thotë ajo.

Dhe a është arritur ndonjë dëgjueshmëri e larë me formulën e tillë? Me gjasë kjo ka qenë edhe ajo që i ka joshur reklamuesit kur janë përcaktuar për emetimin e audio-klipeve të tyre? Аnaliza e Agjencisë për këtë çështje e tregon pasqyrën e mëposhtme.

002-final-prosecen-doseg-na-programata-na-radio-stanicite-vo-rm

Shtrirja mesatare ditore dhe javore e radiostacioneve që emitojnë program në nivel shtetëror është llogaritur si raport ndërmjet popullatës që e ka dëgjuar radio-stacionin më gjatë se një minutë në ditën, gjegjësisht javën paraprake, dhe popullatës së përgjithshme. Në vitin 2015, shtrirje më të gjerë mesatare javore ka pasur radio-stacioni Аntena 5 – dy herë më shumë se Kanal 77, i cili është në vendin e dytë. 6,20 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se javën paraprake, më gjatë se një minutë e kanë dëgjuar Radion e Maqedonisë, ndërsa 5,60 për qind radio-stacionin Ros Metropolis. Shtrirje të vogël mesatare javore ka pasur radiosatacioni Maqedonia e Lirë (2,10 për qind).

Nëse reklamuesit nuk janë bazuar në të dhënat të cilat i kanë pasur në dispozicion edhe ata, ose të cilat kanë mundur t’i verifikojnë , a janë udhëhequr atëherë sipas ndonjë kriteri që nuk përkojnë me logjikën e tregut? Аpo ndoshta agjencitë e marketingut kanë ndonjë kriter që nuk është i njohur për auditorin e thjeshtë?

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button