Zgjedhje të parakohshme do të ketë, BDI pretendon kryetarin e Parlamentit

Në fillim të shkurtit, Kuvendi do të votojë për shpërbërje, ndërsa në muajin prill në Maqedoni, bashkë me zgjedhjet presidenciale, do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton portali maqedonas “Libertas”, i cili referohet në burime koalicionit qeveritar. 

Por, si kush për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, BDI e kërkon vendin e dytë të hierarkisë së pushtetit, atë të kryetarit të Kuvendit, pozicion të cilin për momentin e mban Trajko Veljanovski, transmeton “Libertas”.

Sipas marrëveshjes paraprake, zgjedhjet do të duhej të mbahen në mes të muajit prill.

 “Libertas”, duke iu referuar burimeve partiake të  VMRO-DPMNE-së, njofton se nxiton të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të fushatës së përforcuar të opozitës, për të cilën, siç thonë, nuk dihet se cilin drejtim do ta marrë, për shkak se ata do të zbulojnë skandale kriminele të dokumentuara të anëtarëve të partisë qeveritare.

Druajtja se kjo mund në masë të madhe ta ulë rejtingun e tyre është arsyeja e vetme për të cilën, Maqedonia, për herë të tretë në pesë vitet e fundit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button