Afërdita tregon të vërtetën për ndarjen nga partneri

Pak ditë më parë në mediat online qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj prej disa kohësh Jakub Kidler janë ndarë. Afërdita ishte ajo që postonte shpesh fotografi nga përditshmëria e tyre dhe ndante me miqtë e ndjekësit momente nga më të ndryshme me Jakubin.

Por që pas pushimeve në ishullin grek Santorini, atje ku Afërdita festoi ditëlindjen e saj, ajo nuk ka postuar sërish foto me të. Kjo, sigurisht që nuk do të thotë me patjetër që janë ndarë, por tregon se Afërdita ka zgjedhur të tregohet më e rezervuar me jetën e saj personale. Aq më tepër pas skandalit mediatik që u krijua me shkëmbimin e mesazheve të saj me reperin Agon Amiga.

Por për Bluetooth, Afërdita ka përgënjeshtruar çdo lajm e mendim që ka të bëjë me ndarjen e saj. “Asnjëherë nuk ka qenë e vërtetë dhe nuk e kam idenë se nga ka ardhur ky lajm. As nuk e di nga e kanë shpikur. Ne jemi bashkë dhe të lumtur. Kam dashur të mos prenocohem fare për këtë çështje, por vendosa ta them dhe unë variantin tim”, ka thënë ajo, duke qartësuar njëherë e mirë situatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button