Po vinë kartëmonedhat e reja prej 200 dhe 2 000 denarëve (FOTO)

Përgatitjet për lëshimin e parave janë në vijim e sipër, ndërkaq vendimin për daljen zyrtare të parave e sjellë Këshilli i Bankës Popullore, transmeton Portalb.

“Është zgjedhur kompania me të cilën është nënshkruar marrëveshje. Është planifikuar të prodhohen 10 milion pjesë të çdo prerje. Në bazë të dinamikës presim që të lëshohen deri në fund të vitit 2016 ose fillimi i 2017”, thonë nga BPRM.

Vendimi për botimin e kartëmonedhave prej 200 dhe 2 000 denarëve është vlerësuar si e drejtë, në raport me kërkesat e qytetarëve, kur dihet se ata shumë pak e përdorin kartëmonedhën prej 5 000 denarëve.

Kartëmonedha prej 2 000 denarëve do të përmbajë edhe elemente të Xhamisë së larme në Tetovë.

2000

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button