Trump: Clinton duhet t’i nënshtrohet testit të drogës

Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka akuzuar rivalen e tij nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, se gjatë debatit të fundit “Diçka ka ndikuar tek ajo”, dhe ka kërkuar që para debatit të ardhshëm ajo t’i nënshtrohet testit për drogë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton BBC, Trump këtë e ka thënë gjatë tubimit elektoral në New Hampshir. “Ajo ishte nën ndikimin e diçkaje. Mendoj se duhet t’i nënshtrohet testeve për drogën”, tha Trump.

Gjatë debatit të dytë televiziv mes kandidatëve presidencial që u mbajt më 10 tetor, Trump deklaroi se “nëse shpallet president rivalen e tij do ta dërgojë në burg”.

Clinton nga ana e saj u përqendrua kryesisht në komentet ofenduese të Trump drejtuar femrave si dhe në komentet raciste dhe homofobe drejtuar muslimanëve.

Clinton dhe Trump debatuan edhe për një sërë temash të tjera siç janë lufta në Siri, sigurimi shëndetësor, tatimet, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button