Thaçi me apel për kumanovarët, simpatizantë të PDSH-së

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi dje ka qëndruar në Kumanovë, ai ka siguruar kumanovarët se kundërshtimet e partisë së tij ndaj BDI-së janë si pasojë e politikës nënshtruese të BDI-së ndaj maqedonasve.

“Ju kisha apeluar që kur të flasim me shqiptarët tjerë të cilët hezitojnë të na përkrahin, në momentin kur të bëjnë krahasime BDI apo PDSH, u thoni: jo nuk do të flasim në atë mënyrë, urdhëro të bisedojmë si shqiptarë si i kemi punët”, duke potencuar se kundërshtimet që i bëjnë BDI-së nuk bëhen për teke apo kaprice personale, por kundërshtimi vjen si rezultat i politikave nënshtruese, destruktive e tejet të dëmshme për gjithë shqiptarët kudo qofshin, në të gjitha vendbanimet shqiptare të këtij vendi të lëna pas dore e të harruara në tërësi duke shtuar: “konflikti fillon atëherë kur deputetët tanë u thonë “hajna”, jo hajn personalisht, por hajn që i merr paratë e popullit dhe të njëjtat nuk i ktheni tek populli shqiptar ashtu si i kthehen popullit maqedonas, ndërsa ata të BDI-së thonë se buxheti ndahet në mënyrë proporcionale, duke e mbrojtur në këtë mënyrë politikën diskriminuese të maqedonasve ndaj vendbanimeve shqiptare”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button