Poroshenko: Vendi momentalisht në gjendje lufte

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko duke theksuar se luftimet në rajonin Donbas ende vazhdojnë ka thënë: ”Vendi momentalisht është në gjendje lufte”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Poroshenko ka mbajtur një fjalim gjatë një ceremonie dorëzimi të pajisjeve ushtarake dhe armëve në rajonin Harkov.

Duke vënë në dukje se përleshjet e armatosura janë përshkallëzuar më tej në fjalën e tij Poroshenko ka thënë: ”Kush nuk i ndjen këto përleshje të armatosura, të dijë që vendi momentalisht është në gjendje lufte. Puna për të mbrojtur vendin nuk është vetëm e ushtrisë, por e gjithë popullit të Ukrainës. Un ngul këmbë që gjithë shoqëria dhe drejtimi i vendit kanë përgjegjësi në këtë pikë. Duhet të bëjmë maksimumin për mbrojtjen e tërësisë territoriale, untitet, demokracisë dhe lirinë tonë.”

Poroshenko ka thënë se në rast të ndonjë pushtimi të mundshëm nga Rusia vendi i tij do të japë përgjigjen e merituar. Për këtë arsye ka thënë ai ushtria e Ukrainës duhet të jetë e mirë përgatitur për këtë gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button