Ministri Ivanovski i zënë keq për administratorët, i shmang gazetarët (VIDEO)

Ministri i informatikës dhe administratës publike nuk dëshiron të përgjigjet se sa është numri i administratës publike. Sot në takimin me gazetarët nuk ka dashur të përgjigjet se sa nga 107.672 vende të reja të punës që partia e tij VMRO-DPMNE i ka promovuar, janë pjesë e aparatit shtetëror. Ivanovski nuk është përgjigjur as pyetjes së gazetarit të Al Xheziras me pretekstin se gazetari ka arritur vonë në press konferencë dhe për këtë shkak nuk do të mund të parashtronte pyetje.

Sipas analizës ekonomike të Portalb, për 6 vite janë punësuar rreth 6 mijë shqiptar nga gjithsejt 40 mijë persona. Lexo më tepër në: Në 6 vitet e fundit në institucionet shtetërore janë punësuar 40.000 njerëz, e prej tyre 6.000 janë shqiptarë.

Ministër mundet një pyetje?

Ivanovski: Ka dikush tjetër?

Pyetje: Ministër sa nga 107.672 vende të reja të punës që partia e juaj VMRO-DPMNE i ka promovuar, janë në administratë publike dhe sa është numri i tyre?

Ivanovski: Kontaktoni VMRO-DPMNE-në atje i keni parë shpalljet.

Pyetje: Po ju jeni ministër i emëruar nga VMRO-DPMNE?

Ivanovski: Faleminderit kjo është ministri për shoqëri informatike dhe administratë.

Gazetar i Al Xhezira: Ministër mundet një pyetje?

Ivanovski: Jo, ju u vonuat në pres tani doni edhe pyetje?

Ministri nuk është përgjigjur sa është numri në administratë dhe sa nga këta persona janë pjesë e aparatit shtetëror, edhe pse si ministër është kompetent për administratën. Për këtë numër është interesuar edhe Bashkimi Evropian, ku nëpërmjet raportuesit Riçard Hovit ka njoftuar se Maqedonia është shtet i vetëm për të cilin Evropa nuk ka numër të saktë për atë se sa është numri në administratën publike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button