Xhaka 2 vjet pas ndeshjes në Beograd: 100 zogj të pulave kundër 1 luani

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka ka përkujtuar ndeshjen e 14 tetorit të zhvilluar në Beograd kundër Serbisë, ndeshje kjo që ishte ndërprerë për shkak të një droni.

14 tetori 2014 është një nga ngjarjet që ka lënë gjurmë te mesfushori kosovar, i cili për një moment u gjend i vetëm përballë futbollistëve të Serbisë, në një ndeshje shumë të tensionuar në Beograd, transmeton Koha.net.

Xhaka e ka përkujtuar këtë moment përmes një postimi në Facebook, në të cilin ka shkruar se 100 zogj të pulave janë quar kundër një luani.

“100 zogj të pulave kundër 1 luani”, ka shkruar Xhaka.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 42 për shkak se flamuri me mbishkrimin “Autochthonous” me hartën e viseve etnike shqiptare dhe me portretet e Isa Boletinit e Ismail Qemalit kishte zbritur në fushë përmes një droni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button