Serbia në Evropë, për ne lëpirëse

Ramadan Ramadani, kolumnë –“ Dikush duhet të luan vendin që të vendoset e zhvendosura”, Fokus
Për disa mediume veç më duhet të flasim në kohë të kaluar. Doli se as që kanë qenë medium ( ndërmjetësues), por se pjesën më të madhe e kanë mbajtur për vete. E me pagesat e reja direkte ditore nga qeveria, të cilat i qet në pah opozita, kjo më duket qartë.

Mladen Çadikovski, kolumnë – “ Po vuajmë nga urithët”, Fokus
Derisa ne këtu i dridhemi çdo fjale të Bujar Osmanit ose Ermira Mehmetit, si dhe  disa shpëtimtarëve nga qeveria (?!), Daçiqi dhe Thaqi i bindën popujt e tyre në drejtësinë e pajtimit historik.

Todor Pendarov, kolumnë – “ Lëpirëse evropiane për ne”, Utrinski Vesnik
Ne mbesim në nivelin e kthizës së botës dhe rojtarë të ca vlerave antike. Do të thoni, prej nga atëherë baroku?! Me të vërtetë nuk e di.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Zgjedhjet e parakohshme nuk do të zgjedhin asgjë”, Utrinski Vesnik
Ajo që i duhet Maqedonisë është qëndrim i përbashkët qytetar, politik i përgjithshëm për ardhmërinë e Maqedonisë. Mandej, gara dhe fer zgjedhje se kush do ti realizojë interesat shtetërore. Prej pavarësisë e deri sot nuk është realizuar asnjë interes strategjik i Maqedonisë së pavarur.

Vanço Uzunov, kolumnë – “Kopjuesit mbeten kopjues”, Utrinski Vesnik
Qeveria së pari pështynte masat që i propozoi LSDM, e mandej i paralajmëronte si ide të tyre origjinale, duke performuar lupingje të papara.

Sanja Naumovska, editorial –“Natyrë ose energji”, Utrinski Vesnik
Shqipëria mundet ta frenojë procesin nëse dëshmon se hidrocentrali do të ketë ndikim mbi resurset e ujit në vend. Radika është pjesë e basenit të Drinit, i cili e ndan Maqedoninë nga Shqipëria.

Dimitar Mirçev, kolumnë – “ Edhe eteri u bë religjioz”, Dnevnik
Radio Shkupi ortodoks, si edhe gjatë viteve të kaluara, por këtë sezon me teprim u shndërrua në radio fetare. Bile edhe MTV, por me më shumë masë. Dy tre muajt e fundit lajmet me të rëndësishme u kushtohen festave ortodokse, të shenjtëve, të lumturuarve, etj.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë – “Fajtorë janë Evropa, kasierja dhe hidrauliku”, Fokus
Kokën e ulur shpata nuk e pret, këtë e mësuam moti. E kur je i përulur. Mundet të ndodhë vetëm një gjë e pakëndshme, për të cilën, me kohë do të bindesh se për ty është e këndshme. Me rëndësi është që kokat të qëndrojë, e fshehur mes këmbëve, qoftë edhe e zbrazët. Realizojmë!

Vasil Mickovski, kolumnë – “Regjim me pamje njeriu?!”, Skoboden Peçat
Nuk shoh asgjë tragjike në atë nëse përsëri fitojmë president të tipit të Ivanovit ( të keq dhe për askund), se sa të gënjehemi me atë se regjimin do ta zbusim me shef shteti që do të jetë i përkrahur dhe i zgjedhur në mënyrë plebiscitare. Unë nuk besoj në regjim me pamje njeriu.

Lajme të ngjashme

Back to top button