Gjuriç mbështet bojkotimin e Kuvendit nga Lista Serbe

Drejtori i Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në një takim që ka zhvilluar ditën e sotme me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, është shprehur se përfaqësuesit e serbëve në këtë moment, duke ngrirë pjesëmarrjen në punën e Qeverisë dhe të Parlamentit kanë marrë të vetmin vendim të mundshëm.

Tanjug shkruan se gjatë këtij takimi janë shqyrtuar një varg masash të përgjigjes së bashkërenduar të Qeverisë së Serbisë dhe të serbëve të Kosovës.

“Përpjekja për konfiskimin e Trepçës nuk do të ndodh. Është arritur pëlqimi se vetëm me aksion të përbashkët mirë të organizuar të Republikës së Serbisë dhe të përfaqësuesve të serbëve në institucionet e përkohshme të administrimit në Prishtinë në këtë situatë mund të mbrohen interesat serbe shtetërore e kombëtare”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ministrat Lubomir Mariç dhe Dalibor Jevtiç, kryetarët e Shtërpcës dhe Graçanicës, Bratisllav Nikoliq dhe Vladeta Kostiç, dhe drejtori i Trepçës në pjesën veriore, Jovan Dimkiç.

Në këtë takim nuk ka marrë pjesë shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button