Kroos: Reali meriton të kritikohet

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka thënë se ekipi e meriton të kritikohet për shkak të formës së dobët në fillim të këtij sezoni.

Madridi ka barazuar në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke nisur spekulimet për të ardhmen e trajnerit Zinedine Zidane, por Kroos ka mbrojtur francezin, për të cilin ka thënë se është i vlefshëm për klubin.

“Nuk lexoj gazetat shumë dhe nuk e di se çfarë është raportuar, por Zidane është i vlefshëm për klubin”, ka thënë Kroos, transmeton Koha.net

“Kemi barazuar në shumë ndeshje dhe nuk është mirë. Meritojmë kritikat, por ka shumë ndeshje dhe kemi barazuar në ndeshje që merituam të fitojmë. Është e rëndësishme që të luajmë si ekip”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button