Arabia Saudite i jep kredi Egjiptit prej 2 miliardë dollarësh

 

Arabia Saudite ka konfirmuar se do ti japë Egjiptit kredi prej 2 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton agjencia shtetërore e Egjiptit MENA, Banka Qendrore e Egjiptit tha se ka marrë një kredi prej 2 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite. Kredia e marrë do të kontribuojë në rezervat e mjeteve të gatshme të Bankës Qendrore.

Ndërkohë në artikullin e gazetës private në vend “El-Yevmu’s Sabi” thuhet se kredia është dhënë para disa javësh. Kohëve të fundit ndërmjet Arabisë Saudite dhe Egjiptit janë ngritur tensionet, mirëpo akoma nuk është dhënë asnjë deklaratë nga e Arabia Saudite në lidhje me kredinë.

Ministri i Financave të Egjiptit Amru’l Carihi në deklaratën për media më 9 shtator theksoi se kanë biseduar me Arabinë Saudite dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për marrjen e një kredie në vlerë prej 2-3 miliardë dollarë për qëllime të mbështetjes financiare.

FMN-ja në muajin gusht ka miratuar një kredi për qeverinë egjiptiane në vlerë prej 12 miliardë dollarësh në afat kohor prej 3 vitesh. Delegacioni i cili vizitoi kryeqytetin e Egjiptit, Kajron bëri të ditur se në kuadër të programit kanë arritur një marrëveshje për dhënien e kredisë në vlerë prej 12 miliardë dollarë.

Egjipti dhe FMN-ja, për vitin e parë të programit, në mënyrë që të sigurojnë 5-6 miliardë dollarë financim shtesë dypalësh kanë hyrë në negociata me shtetet si Kina dhe Arabia Saudite.

Në muajin gusht u bë e ditur se midis Emirateve të Bashkuara dhe Bankës Qendrore të Egjiptit është arritur marrëveshje për kredi në vlerë prej 1 miliard dollarë në afat kohor prej 6 vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button