Nuk keni parë asgjë, tani fillojnë çmenduritë e Luanës

Pak ditë më parë Luana Vjollca dhe aktorët e panelit të “Pa limit” realizuar spotin publicitar të rubrikës që së shpejti do të shfaqet në televizionin e Top Channel. Sot është publikuar spoti, që paralajmëron startimin e kësaj rubrike, por sërish pa u përmendur data e fillimit.

Megjithatë në spot prezantohen aktorët një nga një, me lëvizje që simbolizojnë sfidat me të cilat ata do të përballen këtë sezon, e qëllimet e qarta që kanë drejt suksesit. Trajnere e tyre shfaqet Luana, e cila thekson në tekst se ende është fillimi. Ne nuk kemi parë gjë akoma.

“Me mua dhe 5 të çmendurit e mi së shpejti”, ka shkruar ajo në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button