Aksident i tmerrshëm në autostradën Tiranë-Durrës

Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet e ditur se dy mjete tip “Benz” janë përplasur kokë më kokë pranë Sukthit, ndërsa viktimat janë 3 vajza dhe 1 djalë, njofton shqiperiaime.al

Në mjetin tip “Benz” me targa “AA 979 GV” i cili drejtohej nga djali udhëtonte në sens të kundërt të autostradës. Djali që ka humbur jetën është nga Durrësi, por nuk bëhet me dije ende identiteti i tij.

Ndërsa në mjetin tjetër tip “Benz” me targa “AA 694 IL” udhëtonin 3 vajza, njëra nga të cilat mësohet se është nga Tirana.

Mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa trupat janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse. Si pasojë e aksidentit të rëndë është devijuar qarkullimi i mjeteve.

Ndërkohë forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button