Tërmet në Maqedoni, epiqendra në Dellçevë
Një tërmet me intensitet prej 2.5 shkallëve, sipas Rihterit, në mëngjesin e sotëm në orën 8:58, është ndier në Maqedoni, njofton Portalb.
Sipas Stacionit Evropian Sizmik, epiqendra e tërmetit ka qenë në Dellçevë, në thellësi prej 2 kilometrash.
Përndryshe, dje edhe në Shkup gjatë mesditës është ndjerë tërmet me intensitet prej 2.6 shkallësh. /Portalb