Pse nuk duhet qeshur në fotografinë e pasaportës?

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse në foton e pasaportës duhet të jemi gjithnjë seriozë?

“Jo të qeshura të lutem, jemi francezë” ishte një nga shumë tituj të ngjashëm një të premte, pasi një gjykatës në Francë vendosi që njerëzit duhet të qëndrojnë seriozë në fotot e tyre të Kartave të Identitetit dhe pasaportave.

12 vjet më parë, francezët ishin duke qeshur me njëri-tjetrin kur ata raportuan vendimin britanik për të ndaluar buzëqeshjet me gojë të hapur në fotot e pasaportave.

Kjo për arsyen se duke pasur një fytyrë të qeshur shmanget vëmendja nga çështjet serioze të të dhënave biometrike, e cila ndikon në aftësinë e udhëtarit për të lëvizur në mënyrë të sigurtë dhe pa probleme në mbarë botën.

Pasaporta e çdo njeriu ka një çip ku përmbahen informacionet biometrike, që vijnë nga foto me të cilën është aplikuar në dokument.

Çdo gjë që shtrembëron matjet, syzet e vëna, apo buzëqeshja nga veshi më vesh, zvogëlon efektivitetin e fotos së përdorur duke hequr fokusin, shkruan ora, përcjellë Klan Kosova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button