Seanca për buxhetin u caktua për më 17 tetor
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski e caktoi për më 17 tetor fillimin e seancës së 125-të në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Propozim-buxhetin për vitin 2017, njofton MIA.
Qeveria e dorëzoi në Kuvend Propozim-buxhetin dhe u kthye në shqyrtim pas përfundimit të debatit të amandamenteve në Kuvend.
Debati për Propozim-buxhetin në seancë plenare mund të zgjasë më së shumti pesë ditë.