APKE-ja kërkon masa më të ashpra kundër parajsave tatimore dhe larjes së parave

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) kërkon zbatime të reja dhe më të mira të ligjeve ekzistuese në luftën kundër parajsave tatimor dhe larjes së parave, lajmëron korrenspodenti i MIA-s nga Strasburgu.

Me miratimin e raportit të Stefan Shenah (Austri) për leksionin nga “Panama pejpers” Asambleja panevropiane rikujton “pakënaqësinë e opinionit” pas këtyre zbulimeve.

“Qytetarët nuk dëshirojnë t’i ndjekin dhe t’i tolerojnë sistemet juridike që mundësojnë shmangien nga pagimi i tatimit nga ana e kompanive të mëdha dhe njerëzve shumë të pasur, si dhe pasurisë së fituar ilegalisht të fshihet larg, derisa ata paguajnë tatime”, theksuan deputetët.

Politikanët duhet të tregojnë transparencë më të madhe në aktivitetet e tyre afariste që të pengohet erozioni i besimit tek opinioni, u theksua mes të tjerash në APKE.

Deputetët kërkuan zbatimin e serisë së masave, duke përfshirë edhe “transparencë më të madhe dhe stabilitetit të sistemeve tatimore kombëtare, mbrojtje më të mirë të informatorëve dhe më shumë mjete për hetime të mashtrimit tatimor, si dhe shmangien e fshehjes së tatimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button