Fëmija më i bukur në botë është një shqiptar

Henri Shaqiri është djaloshi 9-vjeçar nga Shkodra, i cili ka fituar çmimin e parë në spektaklin, “Fëmijët më të bukur në botë”, realizuar së fundmi në Turqi, njofton opozita.com.

Për Henrin, është hera e dytë që merr pjesë në këtë spektakël, pasi dhe vitin e kaluar ai mori çmimin “Princi”, në garën mes 12 vendeve të botës.

Në intervistat me mediat e huaja, Henri nuk e ka mohuar origjinën e tij, ai ka thënë që vjen nga një vend i vogël, por me njerëz të mirë dhe bujar.

Me tiparet e një fëmije shumë të ëmbël, Henri ndihet krenar për pamjen e tij veçanërisht për flokët e tij.

“Më pëlqejnë pasi kështu jam si fotografi im”, ka thënë djaloshi shkodran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button