Prokuroria Publike ndërpret ndjekjen penale për liderin opozitar turk

Prokuroria Publike e Stambollit ka vendosur të martën të lirojë nga ndjekja penale liderin e Partisë Republikane Popullore (CHP) i cili akuzohej për veprën e ofendimit të presidentit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime brenda prokurorisë duke folur në kushte anonimiteti thanë për AA se prokurori ka vendosur të mos ndjek penalisht Kemal Kilicdaroglun të cilit i mvishej vepra “Ofendim i personit zyrtar”.

Më 5 gusht 2014 përderisa përgjigjej në pyetje të gazetarëve gjatë fushatës presidenciale, Kilicdaroglu pohoi se Recep Tayyip Erdoğan nuk është i vetmi kandidat i popullit për të vazhduar më tej me përdorimin e një fjalori ofendues kundrejt tij.

Dy javë pas puçit të 15 korrikut, Erdoğan tha se tërheq të gjitha paditë për ofendim të tij, përfshirë atë të liderit të CHP-së.

Ndërkohë, zëvendësprokurori Kadir Yilmaz lëshoi një aktakuzë tjetër për Kilicdaroglun për komentet e tij lidhur me djalin e presidentit, Bilal Erdoğan.

Kohë më parë Kilicdaroglu akuzoi Bilal Erdoğan se përmes fondacionit Rinia e Turqisë dhe Shërbimi Edukativ ku është anëtar i bordit, ka pranuar ryshfet.

Ai është ngarkuar me veprën “ofendim i rëndë përmes mediave”.

Sipas burimit, nëse shpallet fajtor atij mund ti shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje mes katër muaj dhe dy vite e tetë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button