Ndërtimi i “Rrjedhës Turke” fillon në vitin 2018

Ndërtimi i tubacionit për projektin “Rrjedha Turke” do të fillojë në vitin 2018, deklaroi Alexey Miller, kreu i kompanisë ruse për energji, Gazprom, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare për ‘Rrjedhën Turke’ paraqet fillimin e projektit”, tha kreu i Komitetit Menaxherial të Gazpromit, Miller, në një intervistë për televizionin “Russia 24”.

Më 10 tetor Rusia dhe Turqia e nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për zbatimin e projektit “Rrjedha Turke”.

Marrëveshja përfshin ndërtimin e dy linjave të tubacioneve të gazit përmes Detit të Zi, secila me kapacitet prej 15.75 miliardë metra kub.

Një linjë është planifikuar për furnizimin direkt me gaz të tregut turk, ndërsa linja tjetër ka për qëllim të furnizojë Evropën nëpërmjet Turqisë.

Miller tha se pjesa detare e gazsjellësit do të jetë në pronësi dhe do të ndërtohet nga Gazpromi, ndërsa infrastruktura e transportit në territorin e Turqisë, si dhe terminali për marrjen e gazit do të ndërtohet nga korporata turke BOTAS.

Duke komentuar një garë të mundshme të Gazpromit me rrjedhën Veriore 2, Miller tha se dy projektet e gazpërçuesit kanë dy tregje tërësisht të ndryshme.

Projekti “Rrjedha Veriore 2” planifikon të përçojë gaz me një kapacitet prej 55 miliardë cantimetra kub nën detin Baltik deri në Gjermani përmes rrugës të gjatë 1.200 kilometra, që aktualisht është tema qendrore e diskutimeve në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button