Meta: Çështjet e kaluar me Greqinë kërkojnë zgjidhje konstruktive

Kryeparlamentari Ilir Meta gjatë qëndrimit në Greqi është takuar me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon aty.

Gjatë një bashkëbisedimit me këtë komunitet Meta u ndal në shumë çështje që kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme për emigrantët. Ndër të tjera Meta u ndal edhe tek çësthjet e pazgjidhura mes dy vendeve, duke theksuar se duhet të zgjidhen me frymë konstruktive, transmeton OraNews.

Meta: Natyrisht ka edhe çështje që i takojnë të kaluarës, që janë të mbartura dhe është e nevojshme të zgjidhen, por është e rëndësishme që këto çështje të ngrihen në një frymë konstruktive, që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve tona, dhe besoj që në këtë drejtim, po ecet dhe do të ecet akoma edhe më mirë.

Gjatë bashkëbisedimit,  Ilir Meta i siguroi përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Athinë se Kuvendi i Shqipërisë ka vëmendje maksimale për adresimin e nevojave të tyre veçanërisht në drejtim të lehtësimit të procedurave administrative konsullore.

Meta: Gjatë kësaj vizite do përpiqemi të ngremë disa nga çështjet të pazgjidhura të cilat krijojnë më shumë lehtësi për emigrantët tanë këtu, përpos problemeve konsullore, dokumenteve tona konsullore, problemeve të vulës apostile, problemeve të njohjes së patentave, por edhe problemi i njohjes së pensioneve që është një çështje akoma më komplekse. Janë të gjitha çështjet të cilat janë ngritur dhe do të ngrihen në vazhdimësi nga ana jonë, sepse kanë të bëjnë me mjaft probleme konkrete të emigracionit dhe emigrantëve këtu.

Meta falënderoi emigrantët për kontributin e pamohueshëm që kanë dhënë në Shqipëri, ndërsa i ka cilësuar si një faktor të rëndësishëm për fuqizimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe vendit tonë.

Meta: Emigrantët tanë në Greqi janë një faktor mjaft i rëndësishëm njerëzor në radhë të parë, por edhe ekonomik e shoqëror, që kanë ndikuar për përafrimin e marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë dhe janë një element mjaft i rëndësishëm për fuqizimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, sepse niveli i integrimit është mjaft kompleks dhe është mjaft domethënës. Ne të gjithë e dimë se falë këtij emigracioni në fillim të viteve ‘90-të, Shqipëria pati mundësinë që të përballojë vështirësi të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht e dimë shumë mirë se në këto vite të krizës që kaloi Greqia, impakti edhe në Shqipëri ka qenë mjaft i ndjeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button