Lulijeta Marku: Me nënshkrimet e qytetarëve dibran do të mbrojmë Radikën

Deputetja e zonës së Dibrës, nga radhët e BDI-së, Julijeta  Marku, ka deklaruar për Portalb, se do të ngrejë zërin e sajë në Parlamentin e Maqedonisë, kundër projektit të “Fusha e Lukovës”, nëpërmjet një propozim ligji i cili kërkon grumbullimin e 10 mijë nënshkrimeve.

“Nuk jam kundër për objekte energjetike, por të ndërtohen në rrjedhën natyrore të lumit dhe jo me devijim të ndonjë lumi, siç është rasti me lumin Radikë. Unë shpresoj dhe besoj në ministrat tanë  nuk do të lejojnë që të realizohet ky projekt,  por nëse  ka problem rreth kësaj çështje, kam të drejtë si deputete të bëj propozim-ligj i cili bëhet me grumbullimin e  10 mijë nënshkrime nga qytetarët  në njësinë rajonale të Ministrisë së drejtësisë në Dibër ose edhe me nënshkrimin e një deputeti. Nuk mendoj se do të vjen puna deri këtu sepse ministrat tanë janë kundër këtij projekti. Ministrat arsyetohen me faktin se nuk ka projekt, nuk punohet, por bëhen vetëm ekspertiza, vërehet vetëm tereni dhe nuk ka asgjë reale”, shprehet Marku.

“Ministrat shqiptar premtuan para dibranëve se ky projekt nuk do të realizohet nëse dibranët janë kundër këtij projekti famëkeq. Problemi u bë edhe më i madh nga ana e zëdhënësit të Qeverisë i cili theksoi se projekti do të nisën se është në të mirë të vendin. Unë si deputete kam të drejtë të bëj pyetje deputetësh në seancën plenare që është në fund të muajit janar. Në këtë seancë do të parashtroj pyetje kryeministrit Gruevski  dhe dy ministrave shqiptar”, thotë deputetja Marku.

Lajme të ngjashme

Back to top button