Sondazh: Mbështetja për konservatorët e Merkelit është zvogëluar për herë të parë nën 30 përqind

Mbështetja për konservatorët e kancelares Angela Merkel është zvogëluar për herë të parë nën 30 për qind, ndërsa partnerët e koalicionit nga Partia Socialdemokrate kanë përmirësim të caktuar në të gjitha pozitat. Këtë e tregojnë rezultatet nga sondazhi i INSA për gazetën “Bild”.

INSA konfirmoi se mbështetja për Unionin krishtero-demokartik e Merkelit është zvogëluar për gjysmë pikë deri në 29,5 për qind, që është niveli më i ulët nga hulumtimet e mendimit publik, të zbatuar nga kjo agjenci sociologjike.

Me 22 për qind të besimit, socialdemokratët kanë rritje për një pikë në krahasim me sondazhin paraprak, ndërsa rezultati i “Alternativës për Gjermani” mbetet i pandryshuar – 15 për qind.

Një vit para zgjedhjeve parlamentare, popullariteti i Merkelit është mesatar, pasi ajo u angazhua për politikë të dyerve të hapura për migrantët. Pritet që Merkeli të kandidohet për mandatin e katërt kancelare në shtator të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button