Samsungu kërkon të mos shfrytëzohet telefoni “Galaksi 7” sepse nuk është i sigurt

Gjiganti i teknologjisë nga Koreja Jugore, “Samsung” pas ndalimit të shitjes dhe prodhimit të “Galaxy Note 7” ka ndërmarr edhe një veprim tjetër sa i përket këtij telefoni të mençur.

Ajo iu ka kërkuar konsumatorëve të saj që të ndalojnë përdorimin e Note 7, për shkak të problemeve që ai ka me bateri, transmeton Koha.Net.

Të gjitha këto probleme kanë bërë që Samsungu të heq nga tregu rreth 2.5 milionë Note 7, shitja e të cilit kishte filluar më tepër se një muaj më parë.

Shefi ekzekutiv i Verizonit, Lowell McAdam për tërheqjen e telefonave të Samsungut nga tregu ka thënë se, “ky është shqetësimi më i madh që kam parë për telefonat, gjatë periudhës time këtu”.

Ai ka thënë se përkundër që ka shumë vite në këtë biznes, asnjëherë nuk ka parë një tërheqje të tillë të telefonave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button