Bashkia e Lezhës, befason me revistën bujqësore

Duke pasur parasysh që pjesa e më e madhe e Shqipërisë merren me bujqësi dhe turizëm, Bashkësia e Lezhës ka nxjerr revistën “Drini” që ndihmon bujqit dhe blegtorët për zhvillimin e kulturave rurale, transmeton albinfo.ch

Përveç gazetave politike dhe letrare, në Shqipëri së fundi është nxjerr një revistë e veçantë që i kushton rëndësi bujqësisë dhe kulturave bujqësore, përfshirë blegtorisë dhe pemëtarisë. Duke pasur parasysh që pjesa e më e madhe e Shqipërisë merren me bujqësi dhe turizëm, Bashkësia e Lezhës ka nxjerr revistën “Drini” për muajin tetor.

Këtë revistë kryesisht bujqësore, e financon Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural nga Bashkia e Lezhës. Në ballin të këtij botimi shkruan “Fortesa e parë e një populli asht’ atdhetarizma. Por kjo fortesë ka për themel begatinë kombëtare. E në një vend si yni begatia asht’ BUJQËSIA”, ka thënë Dr. Terenc Toçi.

Ndryshe, në këtë numër të “Drinit” gjenden artikuj të ndryshëm, nga lavërtaria, nga blegtoria, kryesisht ruajtja e dhive autoktone shqiptare dhe kulturave të tjera bujqësore. Gjithashtu jepen detaje shkencore për kultivimin dhe mbrojtjen e  koshereve të bletëve gjatë dimrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button