Reagim nga MASH ndaj deklaratës së akademikut Vllado Kambovski

­ Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) reagon pas deklaratës së akademikut Vlado Kambovski, i cili duke e kritikuar zgjerimin e rrjetit të institucioneve arsimore sipërore në Republikën e Maqedonisë, theksoi se për këtë aktivitet, si dhe në përgjithësi për çdo projekt, nevojitet konsultim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

“Dëshirojmë të informojë se institucioni i vetëm kompetentet për sigurim dhe vlerësim të cilësisë së arsimit sipëror, i cili mes tjerash konfirmon nëse me projektin për themelimin e institucionit të arsimit sipëror dhe dokumentacionin e parashutuar janë përmbushur kushtet për ushtrimin e veprimtarisë të arsimit sipëror, ndërsa njëheri jep dhe merr akreditim dhe miratim për fillimin e punës së Bordit për akreditim dhe evaluim të arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin MASH. Bëhet fjalë për trup, siç thuhet, në të cilin sipas Ligjit për arsimin sipëror, dy anëtarë emërohen nga radhët e MASH­it, ndërsa për momentin pikërisht një nga anëtaret është edhe akademiku Kambovski dhe trupi i cili është i pavarur nga veprimi i tij dhe vepron në pajtim me dispozitat dhe kompetencat ligjore.

“Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ishte dhe do të mbetet partner strategjik në krijimin dhe implementimin e politikave të përgjithshme për përparimin e arsimit dhe shkencës, por gjithsesi në drejtim të integrimeve dhe kompetencave, të cilat i ka ky institucion”, theksohet në reagimin e ASHM në deklaratën e akademikut, Vllado Kambovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button