Organizata britanike: Në Nigeri 20 milionë gra me prerje gjenitale

Rreth 20 milionë gra dhe vajza kanë bërë prerje të organit gjenital në Nigeri, që përbën 10 përqind të numrit të përgjithshëm të rasteve në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë informacion sot e bëri të ditur organizata bamirëse “28 Too Many” e cila bën përpjekje për asgjësimin e kësaj praktike të rrethprerjes së grave (FGM) në vendet afrikane dhe të tjera në botë.

Gazeta britanike “The Guardian” duke transmetuar një raport thekson se 16 përqind të vajzave në Nigeri u bëjnë prerje gjenitale para ditëlindjes së parë ndërsa 82 përqind para moshës pesë vjeçe.

Nigeria vitin e kaluar, pas një trysnie disadekadëshe të opinionit botëror, me ligj ndaloi FGM-në.

Megjithatë, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka regjistruar vazhdimin e praktikës barbare të prerjes gjenitale të grave që sjell deri te shterpësia, infeksioni ndërsa shpesh edhe deri te vdekja.

Sipas hulumtimit të organizatës britanike, 64.3 përqind e grave në Nigeri dhe 62.1 përqind e burrave konsiderojnë se FGM duhet të ndërpritet.

Ndonëse për nga numri i banorëve është vendi më i madh në Afrikë (173.6 milionë banorë), në këtë vend të varfër nuk ekziston vetëdije publike për rreziqet e FGM-së.

Siç pohon “28 Too Many”, përdorimi gjithnjë e më i madh i telefonave në Nigeri mes gjeneratës së re, ka shpresë se vetëdija për FGM-në do të ngritet. Prerja gjenitale mbi femrat lë pasoja afatgjate në shëndetin dhe jetën e grave dhe vajzave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button