Thirrja e Thaçit për zbulimin e atentatit ndaj Rugovës, ja çfarë pati deklaruar ish-presidenti i ndjerë (video)

Një dekadë e një vit pas pas atentatit të bërë ndaj ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, është ish-armiku i përbetuar i Rugovës, presidenti aktual Hashim Thaçi që ka bërë një thirrje për zbardhjen e këtij atentati.

Thaçi ka dalë në një konferencë për të treguar se i ka dërguar katër letra prokurorisë për të hetuar vrasjet e pasluftës dhe krime të tjera të pazbuluara, transmeton Tesheshi.

Në letrën e dytë, ai ka kërkuar që vëmendje t’u kushtohet edhe shumë krimeve serioze të kryera menjëherë pas lufte apo në vitet e mëvonshme, siç janë vrasja e vëllezërve Bytyçi në qershor 1999, përpjekja për atentat kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005, si dhe vrasja e disa personaliteteve publike.

Vetura në të cilën Rugova gjendej, u sulmua në vitin 2005. Gomat ishin shpuar, dritaret ishin dëmtuar, por fatmirësisht presidenti i atëhershëm nuk gjendej në veturën që ishte shënjestruar.

Sapo i kishte shpëtuar këtij atentati, presidenti Ibrahim Rugova atë kohë thirri mediat në një konferencë për media.

Së bashku me Rugovën në konferencë ishte edhe shefi për politikë të jashtme në BE, Havier Solana.

Si një njeri i urtë, politikan i qetë, Rugova, nuk bëri me gisht ndaj askujt për atentatin që iu bë e hiç më pak ndaj rivalëve politikë, që në atë kohë njëri prej tyre ishte Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së.

Duke mos dashur të fajësojë askënd, Rugova tha se sulmuesit janë “element që dëshirojnë ta stabilizojnë Kosovën”.

Për fat të keq, ende ka elementë, ende ka njerëz, që dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën.
Kjo që ndodhi sot, dhe për fat të keq dhe fal Zotit, shpëtova edhe njëherë, e dini kam pasur mjaft kso…Tash një vit gjuajtën në shtëpinë time, nuk po i përmendi ato të tjerat
”, deklaroi Rugova më 2005.

Ja deklarata:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button