LEGJENDARI
Nuri i paraardhësve të rrëshqiti
Zëshëm në fytyrë
Zemra vigane kërkon të shoh, një tjetërsim!
Një bloz drite që fortë do të udhërrëfejë
Të ardhmen e një populli të lashtë!
Agime që do të lindin të qetë
Pa makthe në fytyrat e stërhollura
Nga kunjat mijëvjeçarë!
Kurthet na mbysin !Hidhërohej zëri në brendi
Ajo dritë e syrit zgjoi peshë helmin e lashtësisë
Me brenga duke thënë
Lëngimet na zhysin!
Dhimbjet e brezave
Në dallgët e zërave ringjallen!
Lëngimet na zhysin!
Burrë kombi të thonë! Trimëria që ke në skutë
Në skutat më të thella të zemrës së copëzuar
Ja dhuroj dhe më fortë gjurmën!
Vulën më të shtrenjtë, për kombin!
Makthet e fëmijëve në gjumë na mbysin!
Sepse marrëzia minore nuk njeh kufi në
Falimentime,
Zemrat e brejtura na i tkurrin!
Në ironinë e këtij rruzulli kërkojnë fuqinë!
Agimet na i krysin!
Zemërhekur legjendar! Nuk të lodhi,
Vija e prerë e luftës për drejtësi,
Në tokat mëmë!?
Së bashku me pishtarët e tu ndriçove
Truallin e qëndresës nga marrëzia shekullore!
Dhe dangat e errëta me pranga dhe vargonj
Në gjaknjollë, përgjithmonë asgjësove!
Përgjithmonë triumfove! Djalosh i Arbërisë!
Djalosh i ardhmërisë!
Autore: SHPRESA PURDE-MEMEDI