Erdogan: Vazhdon realizimi i projektit “Rrjedha turke”

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dekalaroi se po vazhdon realizimi i projektit “Rrjedha turke”.

Deri në fund të vitit 2016 dhe gjatë vitit 2017, Turqia do të ndërmerr hapa të konsiderueshëm në sferën energjetike, mes të cilave është edhe projekti për ndërtimin e gazpërçuesit “Rrjedha turke”, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Turqia së bashku me Rusinë vazhdon të punojë në realizmin e projektit ‘Rrjedha Turke’ dhe në të sheh pozitivisht”, theksoi Erdogan në fjalimin në fillim të Kongresit energjetik botëror, që mbahet në Stamboll.

Siç njoftoi TASS, Erdogan theksoi se realizimi i projektit “Rrjedha Turke” vazhdon, duke shtuar se ndërtimi i etapës së dytë nga ky gazpërçues do të varet nga kushtet e tregut botëror për gaz natyror.

Ai theksoi edhe se cak i Turqisë është 10 për qind nga nevojat e saj për energji elektrike t’i përmbush nga centralet atomike, dhe për këtë kërkon mënyrë për ndërtim edhe të centralit të tretë bërthamor në vend.

Në kongres morën pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti rus theksoi edhe se Rusia pret në takimin me OPEK­un, të paraparë për muajin e ardhshëm, të arrihet edhe marrëveshje konkrete për stabilizim të tregut të naftës.

Në suaza të qëndrimit në Stamboll, është paraparë që Putin të realizojë edhe takime bilaterale me Erdoganin, në të cilën do të bisedohet për marrëdhëniet ruso­turke dhe për më shumë probleme rajonale dhe ndërkombëtare.

Siç njoftoi Kremlini, gjatë vizitës është paraparë edhe nënshkrim i më shumë marrëveshjeve bilaterale, ndërsa Putini do të merr pjesë edhe në takimin e Komisionit të përzier ruso­turk për bashkëpunim ekonomik.

Vizita e presidentit rus në Stamboll vjen pas krizës nëntë mujore në marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë, për shkak rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus nga ana e forcave të armatosura turke mbi kufirin me Sirinë në nëntor të vitit të kaluar.

Analistët vlerësojnë se për Ankaranë vizita e Putini është jashtëzakonisht e rëndësishme nga pikëpamje ekonomike, sepse mes tjerash pritet të nënshkruhet edhe marrëveshjen për projektin “Rrjedha turke”, i cili do të mundësojë Turqisë të bëhet qendër distribuese e gazit në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button