Shqipëri, Tahiri: Masa të ashpra përdorimin e telefonit në timon

Duke filluar nga muaji tjetër, Policia Rrugore do fillojë masat paraprake sensibilizuese për përdorimin e celularit në makinë. “Vitin e kaluar 15 për qind e aksidenteve fatale kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të celularit në drejtimin e automjetit”, tha Saimir Tahiri.

Sipas ministrit të Brendshëm, do të merrem masa radikale për ta bërë edhe përdorimin e celularit, njëlloj si rripin e sigurimit, një gjë tërësisht të palejueshme në drejtimin e automjetit.

Ai u ndal duke theksuar se me rripin e sigurimit dhamë prova se mund të bëjmë shumë për të parandaluar humbjen e jetës së njerëzve edhe me mospërdorimin e celularit në rrugë do të kemi të njëjtin rezultat dhe sukses.

 “Ka nevojë për t’u ndryshuar Kodi Rrugor dhe për këtë arsye do të shtojmë masën e gjobës për ata që përdorin celularin në drejtimin e mjetit. Nga ana tjetër do aplikojmë masën e sotme maksimale. Policia Rrugore do të përdorë këtë si një pretekst të nevojshëm për të futur në kontroll total çdo person që përdorë celularin në drejtimin e automjetit. Çdo person me celularë në dorë duke i dhënë makinës është një rrezik publik. Ne do e quajmë si stacionin e dytë, gurin kilometrik të dytë, për të arritur gjithçka është e mundur nëpërmjet masave sensibilizuese dhe ndëshkuese në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta”, tha Tahiri, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button