Kjo fotografi “e lezetshme” mund t’jua bllokojë përgjithmonë profilin tuaj në Facebook

Pothuajse të gjithëve na pëlqen një fotografi e një maceje të veshur me kostum zyrtar. Mirëpo, kur një fotografi e tillë shpërndahet në “Facebook”, kjo gjë mund t’ju kushtojë rëndë, transmeton opozita.com

Një imazh i një maceje tërësisht të pafajshme është ai që po mbyll llogaritë e shumë njerëzve. I pari që u përball me pasojat e kësaj fotografie, ishte specialisti indian i teknologjisë, Varun Krishnan. Ai tregon për “Mashable” se një mik ia dërgoi këtë fotografi në “Whatsapp”.

“Ishte kaq e lezetshme sa unë vendosa ta ndaj me të gjithë në profilin tim në “Facebook”. Mirëpo, ajo që ndodhi më pas ishte fikja e të gjitha aparaturave që kisha në shtëpi, që nga telefoni e deri te kompjuteri. Më pas kuptova që llogaria ishte çaktivizuar”, shprehet Krishnan.

Nuk dihet ende se përse një pamje e tillë e zakonshme shkakton këso problemesh, megjithatë, sipas disa komentuesve, njëra nga arsyet janë shkrimet në sfondin e fotografisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button