Titulli si “mish i egër”

[Recension: Hani për çdo rast, që Zaevit të mos  i kujtohet të ikë nga zgjedhjet]

Gazetari copy-paste. Shembull për shumëzimin e teksteve të njëjta në medie të ndryshme sikur bëhet fjalë për fotokopje. Me këtë rast fare nuk i është kushtuar kujdes citimit të burimit që shfrytëzohet. Ky është një tekst i kopjuar në tërësi. E njëjtë është madje edhe fotografia që është përdorur për ilustrim.

111Linku deri te artikulli origjinal: Hani për çdo rast, që Zaevit të mos  i kujtohet të ikë nga zgjedhjet

Data dhe koha e publikimit:  06.10.2016, 17:40

Data e recensionit: 08.10.2106

Recensues: Vlladimir Mirçeski

TITULL I NGJITUR

Theksuam se krejtësisht i njëjti tekst është publikuar gjysmë ore më parë në një portal tjetër informativ, që paraqet veprim joadekuat apo plagjiaturë, për shkak se nuk është theksuar se prej ku është marrë materiale, i cili as në variantin origjinal, e as në të kopjuarin, nuk është i nënshkruar.  Kjo është mangësia numër 1.

Plagjiatuara është e palejueshme. Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa e theksuar burimin ose autorin neni 12 i Kodit të gazetarëve.

Маngësia numër  2.

Nxjerrja e deklaratave jashtë kontekstit. Të precizojmë, problematik është titulli ku shkaku si vizitës së eurokomesarit Johanes Han në Shkup sqarohet si:

Hani për çdo rast, që Zaevit të mos  i kujtohet të ikë nga zgjedhjet

Mirëpo, pasi të lexohet përmbajtja menjëherë shihet se në të assesi nuk sqarohet e as nuk shtjellohet teza se hani vjen mu për shkak të Zaevit. Përkundrazi, artikulli ka një qasje relativisht të përgjithshme që bazohet në deklaratën e cituar të zëdhënëses së Hanit.

Mund ta konfirmojmë se komesari Han do të udhëtojë për në Shkup të premten e ardhshme, më 14 tetor. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me përfaqësuesit e katër partive më të mëdha në vend, me prokuroren speciale dhe me përfaqësuesit e sektorit qytetar. Spektri i misionit do të jenë diskutimet për gjendjet në vend, veçanërisht për organizimin e zgjedhjeve në dhjetor, si dhe zbatimin e prioritetve urgjente për reforma, deklaroi Kocijançiq.

Më saktë, në tekst askund nuk kërkohet, apo nuk gjendet “fajtor” për vizitën e Hanit. Prandaj, është e paqartë se ku bazohet formulimi i ashpër në titull, i cili nuk ka asnjë mbështetje në përmbajtje.

Ideja e titullit në masë të madhe duhet të varat, të burojë nga teksti të cilit i përket, të përputhet me të dhënat, pikëpamjet e tekstit. (Zhanret e gazetarisë)

Prandaj, fitohet përshtypja se titulli është kurdisur, paraqet njëfarë lloj “mishi të egër”, krijim pa funksion real informativ, mirëpo me vlerë përdorimi, e ajo është anshmëri, për shkak se si cak është lideri i opozitës, me çka qartazi tregon favorizim të opcionit tjetër.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button