Prezantohet plani i përgjithshëm vendor i Tiranës

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Bashkia e Tiranës sot është prezantuar plani i përgjithshëm vendor i kryeqytetit të Shqipërisë, raporton Anadolu AGency (AA).

Në fjalën e tij gjatë këtij prezantimi krybashkikau i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky vit ka qenë një vit intensiv punimesh.

Ai u shpreh se brenda vitit të parë të mandatit mbyllet ky plan, ndërsa në tre vitet e tjera do të bëhet implementimi i tij.

“Ka qenë një vit rekord pune, një vit shumë intensiv. Edhe pse Tirana është qyteti më i madh, më vjen mirë që jemi të parët që e mbyllim planin urbanistik. Do të vazhdojmë me kalimin e planit në Këshillin Bashkiak gjatë muajit nëntor. Ky vit mbyll historinë e planit në vitin tonë të parë dhe pastaj tre vitet e tjera të punojmë për implementimin. Ne kemi realizuar rreth 100 dëgjesa publike, 3 të mëdha në nivel ekspertësh. Më vjen mirë që e mbyllim këtu tek Piramida e asaj që është metaforë e asaj që është qyteti”, theksoi Veliaj në fjalën e tij.

Qëllimi i këtij plani urbanistik, sipas kryebashkiakut Veliaj është tërheqja e banorëve të zonave të tjera urbane të Shqipërisë, drejt jetesës në kryeqytet. Sipas tij do të përdoren formula të reja për cilësinë e ndërtimeve. Gjithahstu sipas planit Bashkia e Tiranës parashikon një plan të ri për banesat sociale​.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button