Grida Duma numri 2 i PD-së?

Ish-zv.ministrja e Integrimit, Grida Duma, mesa duket pretendon të bëhet numri dy i Partisë Demokratike, pas Lulzim Bashës.

Në emisionin televiziv “Prizëm” të gazetaritAleksandër Furxhi, ish-zëvendësministrja është shprehur se është e gatshme të bëhet numri 2 i Partisë Demokratike, në rast se këtë besim ia japin anëtarët e kësaj partie. 

Pyetjes se a jeni kandidate për numrin dy në PD, Duma i është përgjigjur: “Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të larta të Partisë Demokratike.

Nuk kam pritshmëri të numrit dy, tre apo katër, por shpresoj shumë që ajo që përfaqësoj si unitet brenda atij grupimi, të pasqyrohet edhe në rolin që do marr aty.

Pra një lloj përfaqësimi mediatik timin, së paku të jetë ky lloj harmonizimi. Por nga ana tjetër nuk do doja që asgjë të lexohet si me tepri. Nëse për militantët e Partisë Demokratike posti numër 2 duhet të ishte një lexim nderi, nuk do më shqetësonte të vazhdoja të jepja kontributin tim”./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button