Koxias nuk e ndërron qëndrimin se “kumbari ia ka gabuar emrin Maqedonisë”

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, nuk e ndërron qëndrimin se “kumbari e ka gabuar emrin e Maqedonisë”. Pasi që ka dalë me qëndrim të njëjtë përpara disa javëve, në një intervistë për gazetën “Katimerini”, Koxias përsëri e ka thënë të njëjtën për një intervistë për radio “Alfa”, duke folur për politikën e jashtme të Greqisë, marrëdhëniet aktuale mes palës maqedonase dhe për masat e ndërtimit të besimit, njofton Portalb.
Masat për ndërtimin e besimit, Koxias i ka vlerësuar si të rëndësishme, duke theksuar se do të ndihmonin për përmirësimin e klimës dhe për ta thyer qëndrimin se Greqia do që Maqedonia të shpërbëhet.

“Krijuam masa për ndërtimin e besimit me Shkupin, fqiun tonë verior dhe i qetësuam pasionet, duke u treguar se nuk mban ujë qëndrimi se Greqia do që ky shtet të shpërbëhet ose nuk e do shtetin. Atë që unë e them është se është mirë që shteti të ekzistojë, por ka kumbarë të keq dhe ajo shihet nga emri i saj”, ka theksuar Koxias.

Sipas shefit të diplomacisë greke, Qeveria e Aleksis Cipiras, po udhëheqë politikë të mençur të jashtme, e cila përbëhet nga vlerat dhe parimet. Njëkohësisht, sipas Koxiasit, punojnë edhe për zgjidhjen e problemeve të hapura, ndërkaq masat për ndërtimin e besimit me Maqedoninë, ashtu siç thekson ai, janë ven një nga shembujt për të. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button