Spahiu: Kombëtarja e Kosovës në futboll, pasqyrë e joseriozitetit tonë në të gjitha fushat

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se “Kombëtarja e Kosovës në futboll është pasqyrë e joseriozitetit tonë në të gjitha fushat”.

Këto komente Spahiu i ka bërë në rrjetin social Facebook, për ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me Kroacinë e cila është mbajtur të enjten në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

“Kombëtarja e Kosovës në futboll pasqyrë e joseriozitetit tonë në të gjitha fushat.

Kur i pashë futbollistet e Kosovës duke kënduar tallava para ndeshjes, e futbollistet kroatë duke iu frikësuar humbjes prej Kosovës, e dita që Kosova do më humbe rrast.

Madje mund të them lirisht se kroatët dikur nuk deshtën të japin më shume gola dhe lejonin hapësire që Kosova të bënte të paktën një gol, por futbollistët e kombëtares së Kosovës ishin ba tallava edhe kur kroatet veç sa nuk po bënin autogol duke iu lëshuar rruge taneve”, ka shkruar Spahiu, transmeton KlanKosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button