Mançevski: Subvencion prej 20 përqind për e izolim energjetik të objekteve për çdo qytetar

“Me planin për Maqedoni, LSDM-ja në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kthejë paratë prapa te qytetarët, dhe kështu do të ndikojmë në përmirësimin e standardit të tyre të jetesës. Do të intervenojmë për rritjen e efikasitetit energjetik të objekteve të banimit:, tha nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski në një konferencë për shtyp.

Ai premtoi se, qeveria e re do të subvencionojë çdo qytetar që do të vendosë për të izoluar vendbanimin e tij nga aspekti i energjisë.

“Do të sigurojmë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët në vlerë prej 20 përqind të vlerës së investimit për izolim energjetik. Kjo është një pjesë e prioriteteve urgjente të reformave të qeverisë së re për 180 ditët e para. Përfitimet e subvencioneve për izolim energjetik janë të shumta.70 përqind kursimi i energjisë në ndërtesat apo tri herë më të ulëta fatura të energjisë elektrike, nëse përdorni energjinë elektrike për ngrohje! Kjo do të zvogëlojë importin e energjisë elektrike. Kompanitë që prodhojnë materiale izolues dhe ata që kryejnë montimin e të njëjtëve do të kenë më shumë punë. Ky veprim do të nxisë vende të reja pune me paga më të larta. Kjo do të ndikojë gjithashtu edhe në uljen e ndotjes së ajrit”, tha Mançevski.

Sipas tij, pushteti i “të akuzuarit Gruevski i kishte shpenzuar parat e qytetarëve për projekte kriminale,fasada barok, siështë kjo këtu, të cilat nga ana e prapme nuk kanë asnjë izolim. Ato janë duke u shkatërruar. Pas dhjetorit vjen një qeveri të përgjegjshme e cila nuk ka për të hedhur paratë e qytetarëve për luks, por do të monitorojë nevojat e tyre reale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button