Ademi: BDI-ja, nuk do të diskutojë për zgjedhjet e parakohshme

BDI-ja, nuk e ka hapur çështjen  zgjedhjeve të parakohshme gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë qendrore dhe as që pritet që të ketë një qasje me impenjuese për zgjedhjet e parakohshme që do të kërkonte vazhdimin e mbledhjes së djeshme të kryesisë qendrore të BDI-së.

Sekretari i partisë, Abdilaqim Ademi, thotë për Portalb, se qëndrimet tona në lidhje me zgjedhjet e parakohshme janë bërë të ditura dhe se nuk ka ndonjë takim tjetër të kryesisë qendrore të BDI-së, ku do të trajtohet  çështja e zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësi i qeverisë Bujar Osmani, për Portalb, i konsideron si të pavërteta, informacionet për sjelljen e ndonjë vendimi për zgjedhjet e parakohshme gjatë ditës së sotme. 
“Në mbledhjen e kryesisë mbrëmë kemi diskutuar për temën e presidentit konsensual dhe nuk  e kemi hapur temën e zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse ne gjithmonë jemi të gatshëm për të njëjtat nëse paraqitet nevoja”, ka deklaruar Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button