Sulm me bombë në Pakistan, 4 të vrarë

Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në shinat e trenit në rajonin Belucistan, në jugperëndim të Pakistanit, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 4 udhëtarë dhe janë plagosur 16 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë, mësohet se mbi hekurudhën e linjës Kuetta-Ravalpindi ishin vendosur 2 bomba, ku theksohet se bomba e parë ka shpërthyer gjatë kalimit të trenit dhe bomba tjetër në vagonin e tretë.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 4 udhëtarë dhe janë plagosur 16 të tjerë. Gjithashtu vihet në dukje se personat e plagosur janë dërguar në spital dhe se policia ka rrethuar zonën.

Ndërsa sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button