“Nëse vazhdojnë bombardimet lindja e Halepit do të shkatërrohet për dy muaj”

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura paralajmëroi se do të shkatërrohet plotësisht deri në fund të vitit Halepi nëse vazhdojnë bombardimet në lindje të qytetit sirian. “Këtë do ta shohim ne, ju e gjithë bota derisa festojmë në fund të vitit krishtlindjet”, tha ai, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Gjenevë të Zvicrës u mbajt takimi i Grupit të punës për qasjen e ndihmave të Grupit Ndërkombëtarë Mbështetës të Sirisë.

Në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë pas takimit, de Mistura tha se sipas analizave të tyre në lindje të Halepit kanë mbetur jo më shumë se 900 pjesëtarë të Al- Nusra, dhe rreth 8 mijë opozitarë të moderuar.

Duke transmetuar se në lindje të qytetit jetojnë afërsisht 275 mijë njerëz nga të cilët 100 mijë prej tyre janë fëmijë. De Mistura tha se 275 mijë civilë përballen me sulmet nga 900 pjesëtarë të Al Nusra-s.

Ai tha se në sulmet ajrore të ndërmarra që nga 23 shtatori e deri tani nga regjimi i Asadit dhe Rusia kanë humbur jetën 376 persona dhe se janë plagosur 1.266 të tjerë. De Mistura theksoi se një e treta e personave të vrarë janë fëmijë.

De Mistura tha se vetëm në javën e fundit në qytet janë kryer 7 sulme kundrejt institucioneve shëndetësore nga të cilat dy prej tyre janë bërë të papërdorshme ku si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 3 mjekë dhe 2 infermierë.

– “Lindja e Halepit do të shkatërrohet plotësisht”

Duke tërhequr vëmendjen në sulmet dhe bombardimet e kryera në lindje të Halepit, de Mistura ka paralajmëruar se “Nëse sulmet vazhdojnë në këtë formë brenda jo më shumë se 2 apo 2 muaj e gjysmë lindja e Halepit do të shkatërrohet plotësisht, do të vriten mijëra civlilë dhe jo terroristë. Këtë do ta shohim ne, ju e gjithë bota derisa festojmë në fund të vitit krishtlindjet”.

“Nëse vendosni që bashkë me armët tuaja të largoheni nga Halepi për në Idlib apo në ndonjë vend tjetër, unë personalisht jam i gatshëm t’iu shoqëroj fizikisht”, tha ndër të tjera De Mistura duke vënë në dukje se është i gatshëm të shoqërojë fizikisht 900 pjesëtarët e Al Nusra-s në rast se braktisin Halepin.

Duke i bërë thirrje qeverisë së Rusisë dhe regjimit të Sirisë Mistura, tha: “Ju lutem edhe ju më shikoni në sy, shikoni në sy botën dhe opinionin publik. A jeni të gatshëm që të vazhdoni duke përdorur armë të ndryshme të këtij niveli dhe të shkatërroni fizikisht plotësisht lindjen e Halepit bashkë me 275 mijë civilë vetëm për fituar kundër afërsisht njëmijë pjesëtarëve të Al- Nusra-s? Ose a jeni të gatshëm që të deklaroni se do të ndaloni plotësisht dhe urgjentisht bombardimet ajrore nëse Al Nusra braktis qytetin?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button