Shkëndija – Shkupi do të luajnë me 26 dhe 30 tetor

Më në fund është mësuar dhe data e ndeshjes së shtyrë në mes Shkëndijës së Shkupit, e vlefshme për javën e tretë. Përballja në mes dy ekipeve shqiptare do të luhet në Tetovë me datë 26 tetor, ndërsa vetëm katër ditë më vonë dy ekipet do të përballen në Çair në kuadër të javës së 12-të.

Ndërkohë mësojmë se dy ndeshjet kthyese të 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë, në mes Shkëndijës dhe Rabotniçkit si dhe ajo në mes Vardarit dhe Vëllazërimit në vend që të luhen me 12 tetor, do të luhen shtatë ditë më vonë. Me 21 tetor do të behet dhe tërheqja e shortit për dyshet e ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë që janë të përcaktuara të luhen me 23 tetor dhe 7 nëntor. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button