BE-ja i siguroi Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele pajisje për monitorimin e përmbajtjes së mediave

Nesër në ora 10: 45, Shef i Delegacionit të BE-së , Samuel Zhbogar do ta vizitojë Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale, njofton Portalb.mk

Gjatë vizitës, ambasadori Zhbogar do të përfaqësojë ndihmën formale të fondeve të BE-së  për pajisje që do të shërbejnë për monitorimin e përmbajtjes së mediave në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Objektivi i përgjithshëm i ndihmës së Bashkimit Evropian për Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale është forcimi i kapaciteteve të Agjencisë si rregullator i pavarur dhe profesional, duke ruajtur pluralizmin e mediave dhe duke mbështetur lirinë e shprehjes.

Pajisjet e financuara nga BE-ja, me vlerë mbi 800.000 euro, do t’i mundësojnë Agjencisë të kryejë mbikëqyrje mbi transmetuesit, në përputhje me legjislacionin kombëtar. Pajisjet e siguruara ofrojnë  regjistrime të vazhdueshme 24-orë të programeve të transmetuara nga të gjitha stacionet e licencuara të radiove dhe TV-ve. Përveç se në ambientet e Agjencisë në Shkup, pajisja është siguruar në tetë pika të pritjes në të gjithë vendin (Veles, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Manastir, Ohër, Dibër dhe Tetovë).

Si pjesë e kontratës, furnizuesi do të organizojë një sërë trajnimesh për t’i mundësuar ekipit profesional të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ta shfrytëzojë potencialin e plotë të pajisjes së ofruar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button