Itali, policia zbulon kreun e mafias derisa fshihej në shtëpinë e tij

 Policia italiane bënë të ditur se ka arrestuar një nga bosët e mafias i cili ishte arratisur nga spitali në vitin 2011. Më tej shtohet se ai u gjet në një bunker të ndërtuar në mes të banjos dhe dhomës së gjumit të djalit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Antonio Pelle ishte në listën e personave më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në arrati të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë. Ai ishte në vuajtje të dënimit 20-vjeçar për aktivitete mafioze, trafik të armëve dhe drogës, kur arriti të arratiset nga spitali Locri.

Policia jugore ‘Reggio Calabria’, njoftoi se ai u arrestua të mërkurën.

Pelle konsiderohet si bosi i klanit Pelle-Votari i cili është aktiv në qytetin kalabrez San Luca. Ky klan është në “luftë” me klanin Nirta-Strangio.

Konflikti i tyre ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2007, kur pas një grindjeje mes tyre mbetën gjashtë të vdekur në një restorant italian në qytetin gjerman Duisburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button